Ambasada e Italisë në Prishtinë ka hapur thirrjen për aplikime për konkursin e kuzhinës Italiane, i cili do të organizohet më 24 nëntor 2026, në kuadër të Javës së Kuzhinës Italiane në Botë.
Fituesi i këtij konkursi do të shpërblehet me një bursë për të ndjekur një trajnim dyjavor në ALMA – Shkollën Ndërkombëtare të Kuzhinës Italiane, në Colorno të Italisë.
Të interesuarit për të marrë pjesë në këtë konkurs duhet të aplikojnë deri më 18 nëntor 2026, në orën 00:00.
Ambasada ka bërë të ditur se kriteret e pjesëmarrjes dhe detajet për procedurën e aplikimit janë publikuar në faqen e saj zyrtare.
Më shumë informacione mund të gjeni në këtë link.