Haradinaj: Udhëheqësia e PDK-së na poshtëroi kur e tërhoqi Ligjin për Gjykatën Speciale
dp
Lexo edheRama i reagon Bogujevcit për projektin e Teatrit të Operës së Baletit: A nuk ka trashëgimi kulturore aty ku po e bllokoni “Ishullin Urban”?
“Adrenalina dhe energjia dhe frustrimi qytetar ka qenë ekstremisht i madh. Është bë miratimi i Ligjit dhe mendoj që ka qenë një hap tepër i mirë dhe i saktë çka ka ndodhë. Ka qenë një hap poshtërues për ne që kemi qenë në shesh tërheqja e atij Ligji. Nga udhëheqja e PDK-së”, tha Haradinaj në Debat Plus.
“Ku ka qenë shqetësimi? Kush ishte sugjeruesi dhe cilat ishin vërejtjet? Nuk është që kam pritë shumë prej këtij Ligji. Sepse është Ligj koti për me e miratu me e qetësu masën. Unë jam idhtar me e anulu Gjykatën Speciale. Sidoqoftë, përgjigjen ma të mirë ishë dashtë me e dhanë krerët e PDK-së që e kanë tërheq atë Ligj”, tha Haradinaj.
Megjithatë, ai thotë se PDK do ta ketë përkrahjen e AAK-së në hapat e radhës lidhur me Ligjin.
Lexo edheRama i reagon Bogujevcit për projektin e Teatrit të Operës së Baletit: A nuk ka trashëgimi kulturore aty ku po e bllokoni “Ishullin Urban”?
Ligji për Gjykatën Speciale, sipas Partisë Demokratike të Kosovës, do të kthehet në Kuvend për të tretën herë më së largu deri të hënën e 16 nëntorit.