Përfundon asfaltimi i rrugës Lamë–Kllokoq, investimi kap vlerën e 688 mijë eurove
dp
Lexo edheSaranda Bogujevci raporton para Komisionit për Projektligjin për Trashëgiminë Kulturore
Sipas njoftimit të Ministrisë, rruga ka një gjatësi prej 3.4 kilometrash, ndërsa investimi kap vlerën e 688 mijë eurove.
Projekti ka përfshirë rikonstruimin e plotë të rrugës, asfaltimin me dy shtresa, rregullimin e sistemit të kullimit të ujërave, vendosjen e pahive mbrojtëse dhe sinjalizimin rrugor.
MIT ka bërë të ditur se përfundimi i këtij projekti synon të ofrojë kushte më të mira për banorët dhe të gjithë shfrytëzuesit e kësaj rruge, si dhe të rrisë sigurinë në qarkullim.

Lexo edheSaranda Bogujevci raporton para Komisionit për Projektligjin për Trashëgiminë Kulturore
Ministria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha pjesët e Kosovës. /Lajmi.net/