“Të kërkoj ndjesë bushi për mungesën time në ditëlindjen tënde!”

Ekrem Onuzi i shpëtoi për një fije vdekjes pasi u sulmua nga një ari në malin e Gjallicës ndërkohë që kishte dalë për të kullotur bagëtitë, shkruan DrenicaPress
Kafsha e sulmoi papritur duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në kokë, kofshë dhe duar, me të cilat është mbrojtur.
Ndihma mjekësore me helikpoter i shkoi në malin ku e sulmoi ariu. Ai ende është në spital ku po vazhdon shërimin.
Sot ai ka bërë një postim mjaft emocionues në Facebook. Djali i tij sot e ka ditëlindjen, dhe bariu i ka kërkuar të birit ndjesë që nuk mund të jetë i pranishëm në ditëlindjen e tij!

Lexo edheVrasje në Malësinë e Dukagjinit, detajet
“Të kërkoj bushi ndjesë për mospranin në ditelindjen tënde.Të uroj edhe 108 vite të lumtura në jetë. Kur do që të kthehem bushi do ta festoj”, ka shkruar ai./DrenicaPress
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=692051974613878&set=pcb.692052231280519&type=3&theater














