Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTë enjten shpallet aktgjykimi për Sllavisha Filiqin, i akuzuar për zhdukjen...

Të enjten shpallet aktgjykimi për Sllavisha Filiqin, i akuzuar për zhdukjen e doktor Hafir Shalës

Të ngjajshme

E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë tragjikisht...

Sëmundjet që shkaktojnë vdekje të parakohshme në Evropë sipas OBSH-së

Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme...

Asllani po largohet nga Inter, ja ku pritet të transferohet

Interi pritet t’i shes disa lojatër gjatë afatit veror...

Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje

Sot me datë 15.07.2025 rreth orës 16:00, njësitë policore...

Të enjten, më 17 korrik 2025, në ora 09:15, do të mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj Sllavisha Filiqit, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile, përkatësisht për rastin e zhdukjes së doktorit të njohur Hafir Shalës gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë këtij procesi janë mbajtur disa seanca dëgjimore, ku dëshmitarë të ndryshëm kanë paraqitur rrëfimet e tyre për rrethanat e ngjarjes tragjike.

Së fundmi, në opinion është rihapur debati për një dëshmitar kyç që, sipas familjes Shala, mund të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës.

Gentrit Shala, djali i mjekut të zhdukur, ka kërkuar publikisht që të dëshmojë Sébastien Gricourt, ish-përfaqësues i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Kosovë dhe aktualisht këshilltar politik i Kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Gentritit, Gricourt po i shmanget dëshmisë duke u thirrur në imunitetin diplomatik, duke e cilësuar këtë si një pengesë serioze për drejtësinë.

“Kur imuniteti shndërrohet në barrierë për drejtësi, ai humb qëllimin moral për të cilin ekziston,” ka deklaruar ai, duke bërë thirrje që Gricourt të dëshmojë “me guxim qytetar dhe njerëzor”.

Gentriti ka kërkuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar të mos shërbejë si mburojë për heshtjen, ndërsa nga kryeministri Kurti të reagojë me përgjegjësi ndaj përfshirjes së këshilltarit të tij në këtë çështje të ndjeshme.

Shpallja e aktgjykimit të 17 korrikut pritet me interes të madh nga opinioni publik dhe, mbi të gjitha, nga familja Shala që prej vitesh kërkon drejtësi për fatin e babait të tyre të zhdukur./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit