Takohen përgjegjësit e dikastereve për Sigurime Shëndetësore
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar takimin e radhës me përfaqësuesit e dikastereve qeveritare dhe institucioneve ndërkombëtare të përfshira në procesin e përgatitjes për fillimin e aplikimit të sistemit publik të sigurimeve shëndetësore.
Në takim, ishin të pranishëm ambasadori i Zvicrës, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut, përfaqësuesit e Bankës Botërore, dhe ministrat e Shëndetësisë, i Administrates Publike, i Punës e Mirëqenies Sociale, si dhe përfaqësuesit e mekanizmave tjerë kompetent shtetëror.
Gjatë takimit, u shkëmbyen informatat për përgatitjet e deritashme për fillimin a implementimit të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore.
Lexo edheGanimete Musliu ka një pyetje për Isa Mustafen dhe Edita Tahirin
Kryeministri Isa Mustafa ka ritheksuar kërkesën për angazhim maksimal që ky proces të jetë sa më i kompletuar në të gjitha dimensioned, si dhe afate konkrete për përmbushjen e obligimeve, duke pas parasysh rëndësinë që ka për shëndetësinë në Kosovë.
Të pranishmit, theksuan përkushtimin e plotë për kompletimin e të gjitha aspekteve ligjore, infrastrukturore dhe administrative në këtë proces.














