BBC ka realizuar një dokumentar të shkurtër rreth Kosovës, me fokus të veçantë marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve pas luftës në Kosovë.
Në këtë dokumentar flitet rreth ndarjes që vazhdon të jetë në mes të shqiptarëve dhe serbëve, duke thënë se “edhe pse lufta në mes të Kosovës dhe Serbisë ka mbaruar 20 vite më parë, konflikti asnjëherë nuk është zgjidhur në mënyrë të duhur”.
Në disa pjesë të Kosovës, njerëzit nga të dyja anët e konfliktit ende nuk bashkëpunojnë, thuhet në këtë dokumentar.
“A mundet gjenerata e lindur pas luftës të gjejë një mënyrë që të jetojë së bashku?”, pyet BBC.















