BallinaLajmeSveçla takon Escobarin në Washington flasin për Ukrainën, nuk përmendet dialogu me...

Sveçla takon Escobarin në Washington flasin për Ukrainën, nuk përmendet dialogu me Serbinë

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka takuar Emisarin Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me të cilin kanë biseduar edhe për luftën në Ukrainë. Në këtë takim s’është diskutuar dialogu me Serbinë të cilin e përkrah Escobar.

Sveçla përmes Facebookut ka njoftuar se Emisari Escobar ka garantuar përkushtimin e tij dhe të qeverisë së ShBA-së për mbështetjen e plotë të sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Me z. Escobar diskutuam edhe për konfliktin ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë dhe qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të drejtave të popullit ukrainas si dhe gatishmërinë e qeverisë sonë për të qenë një partner i besueshëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit. Z. Escobar shprehu mirënjohjen e thellë për qëndrimin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe garantoi përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së SHBA-së për të mbështetur plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz