Sveçla publikon pamje nga aksioni në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, sekuestrohen 19 vetura dhe pasuri mbi një milion euro
dp
Lexo edhePara protestës së 28 Nëntorit, Shqipëria shton masat e sigurisë dhe përgatit listën e re “Non Grata”
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni është sekuestruar pasuri në vlerë mbi një milion euro.
“Lufta kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale po vazhdon pa kompromis”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka theksuar se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për identifikimin dhe goditjen e grupeve kriminale.
“Çdo aktivitet kriminal që synon përfitimin e paligjshëm dhe cenon sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve do të përballet me zbatimin e ligjit”, ka deklaruar ministri.
Ndërkaq, aksioni është zhvilluar në katër lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku janë arrestuar tre të dyshuar.

Lexo edhePara protestës së 28 Nëntorit, Shqipëria shton masat e sigurisë dhe përgatit listën e re “Non Grata”
Gjatë bastisjeve, autoritetet kanë sekuestruar 19 vetura, një motoçikletë, telefona, kompjuterë, pajisje USB, para të gatshme dhe dokumente të ndryshme.
Sipas dyshimeve të Prokurorisë, të arrestuarit kanë mashtruar kryesisht shtetas të huaj përmes komunikimeve elektronike dhe telefonike, duke i nxitur të investojnë në platforma të rreme investimi.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. /Lajmi.net/