“Tallava patriotike në Kuvend”, Haradinaj: Pushteti i përjashtoi veteranët nga paga minimale, ndërsa sot shfaqi videon e UÇK-së
dp
Lexo edheZbulohen tri shkronjat e UÇK-së në Negroc, në ceremoninë e përurimit të lapidarit të Jakup Krasniqit
Pas shfaqjes në Kuvend të videos së daljes publike të UÇK-së, Haradinaj tha se të njëjtit që shfaqin këtë video, së bashku me Listën Serbe, i kanë përjashtuar veteranët nga përfitimi i pagës minimale.
Ai i ka cilësuar këto veprime si mashtrim dhe ka thënë se veteranët janë lënë në gjendje të rëndë ekonomike.
“Edhe sot e pamë edhe e vërtetuam një tallava, patriotike. Pra, në Kuvend u shfaq videoja e daljes publike të UÇK-së, nga ata që bashkë me listën serbe i kanë përjashtuar veteranët e UÇK-së nga paga minimale. Pra, kuptoni pse po reagoj, edhe të dashur qytetarë të vendit, këta janë mashtrues. Pra, e shfaqin videon, e daljes publike të UÇK-së, në të njëjtën kohë këta së bashku me listën serbe i kanë përjashtuar veteranët nga paga minimale dhe i kanë lënë në mjerim. Le ta besojnë të gjithë, pra, këtë paftyrësi edhe këtë mashtrim të tyre”, deklaroi Haradinaj.

Lexo edheZbulohen tri shkronjat e UÇK-së në Negroc, në ceremoninë e përurimit të lapidarit të Jakup Krasniqit
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka rikthyer në vëmendje sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin e saj në rrugën drejt lirisë, duke shprehur njëkohësisht mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Haxhiu në adresimin e saj në Kuvend, tha se Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila shënohet më 27 nëntor, lidhet drejtpërdrejt me trashëgiminë e UÇK-së dhe sakrificën e dëshmorëve.