Maqedonci në Tiranë: Kosova dhe Shqipëria duhet të thellojnë bashkëpunimin për sigurinë kibernetike
dp
Lexo edheKusari-Lila: Industria e drurit në Kosovë është dëshmi e fuqisë transformuese të ndërmarrësisë
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se në fjalimin e tij ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në përballjen me sfidat e sigurisë së informacionit dhe kërcënimet kibernetike.
Ai ka nënvizuar gjithashtu nevojën për koordinim ndërinstitucional dhe përfshirjen aktive të shoqërisë civile në të dyja vendet, me qëllim të rritjes së efektivitetit në adresimin e këtyre sfidave.
“Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, shkëmbimi i përvojave dhe avancimi i kapaciteteve tona sipas standardeve të NATO-s dhe BE-së janë të një rëndësie të veçantë për sigurinë e përbashkët”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Lexo edheKusari-Lila: Industria e drurit në Kosovë është dëshmi e fuqisë transformuese të ndërmarrësisë