back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSveçla nuk e sqaron fotografinë me Shkodrën, “ishte arrestuar nga policia për...

Sveçla nuk e sqaron fotografinë me Shkodrën, “ishte arrestuar nga policia për fajde, por e toleroi sistemi i drejtësisë”

Të ngjajshme

Ministri i MPB-së në detyrë, Xhelal Sveçla, nuk e ka thënë asnjë fjalë për fotografinë që iu publikua sot në media me Mefail Shkodrën, i dyshuar për vrasjet që ndodhen sot në Gjilan.

Në një postim në profilin e tij në FB, Sveçla shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe shtoi se i dyshuari vjet ka qenë i arrestuar për fajde.

“…ndërkaq neglizhenca dhe tolerimi nga ana e sistemit të drejtësisë po na sjellin në pikën ku jemi sot”, shtoi ai.

Reagimi i tij i plotë:

Thellësisht i tronditur nga ngjarja e rëndë sot në Komunën e Gjilanit, ku tre qytetarë mbetën të vrarë nga tre të dyshuar të cilët tashmë janë shpallur në kërkim. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet.

Në këtë ngjarje të rëndë nuk mund të mos jem jashtëzakonisht i indinjuar me trajtimin që institucionet e drejtësisë, si Prokuroria e Gjyqësori, janë duke i bërë rasteve të tilla duke i lënë në liri. Sipas informacioneve, i dyshuari kryesor i vrasjes së sotme ka qenë i arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Kosovës për fajde, ndërkaq neglizhenca dhe tolerimi nga ana e sistemit të drejtësisë po na sjellin në pikën ku jemi sot.

Është momenti i fundit që këto institucione të reflektojnë e të mos ketë tolerim për asnjë kriminel e asnjë veprimtari kriminale. Qytetarët duhet ta kenë shtetin garant të sigurisë dhe jo të ndihen të frikësuar.

- Advertisement -

Të Fundit