Autoritet në Shqipëri kanë suspenduar nga puna policin që dyshohet se kërcënoi turistin kosovar.
Lajmin e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, Sylë Ukshini, ambasadori i Kosovës në Shqipëri.
“Sapo u informova se polici shqiptar është suspenduar dhe ndaj t’i është hapur procedurë administrative si dhe do merren masat konform rezultatit të hetimeve”.
Ukshini ka treguar se për rastin ka kontaktuar edhe me ministrin e Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshin.















