BallinaLajmeSupremja refuzon ankesën për rivotim në Kllokot

Supremja refuzon ankesën për rivotim në Kllokot

Të ngjajshme

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Bastisja në Agjencinë Kadastrale, Pacolli: Ka pasur dyshime serioze për abuzime

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së për rivotim në Komunën e Kllokotit.

Kjo gjykatë vërtetoi vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të datës 24 tetor.

“Pasi PZAP ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Arbër Eminit, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke propozuar që “të urdhërohet rivotim për Komunën e Kllokotit, për shkak të shkeljeve të shumta ligjore dhe procedurale gjatë ditës së votimit, moszbatim të vendimit të Gjykatës Supreme Nr.A.A.nr.93/2025 dhe ndërhyrjes së strukturave ilegale serbe në procesin zgjedhor në Kosovë”.

Kjo gjykatë gjeti se konstatimi i PZAP-së, është i drejtë dhe i ligjshëm dhe “se parashtruesi i ankesës në mbështetje të pretendimeve të tij, nuk ka ofruar dëshmi të qarta dhe bindëse./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz