BallinaShowBizAdelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin...

Adelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin e debatit!

Të ngjajshme

949 Qendra Votimi për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin...

Sezoni turistik në Shkodër, prefektja: Probleme me trafikun, mbetjet dhe ndotjen akustike

Përballimi i fluksit turistik dhe natyrisht krijimi i kushteve...

KQZ tregon numrin e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua...

Haradinaj kujton Smajl Haradinajn: Sakrifica e tij frymëzim për luftën çlirimtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin...

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta e ka kritikuar indirekt kolegen e saj nga Vetëvendosje, Adriana Matoshin për gjuhën e saj të përdorur në rrjetet sociale.

Sipas Thaçit, artistët nuk e ulin nivelin e debatit dhe nuk përçajnë.

“Ka njerëz që mbajnë titullin “artist”, por e përdorin zërin vetëm për të sulmuar, jo për të ndërtuar.
Për vite me radhë, heshtje për teatrin, për kulturën, për artistët, por zë i lartë për përçarje, për gjuhë të ulët dhe sulme politike. Kjo nuk është art. Kjo nuk është kulturë.
Artisti i vërtetë nuk e ul nivelin e debatit, ai e ngre shoqërinë. Nuk përçan, por bashkon. Nuk shërben si megafon i urrejtjes, por si zë i ndërgjegjes.
E kur je edhe përfaqësues i qytetarëve, përgjegjësia është dyfish – të mbrosh kulturën, të fuqizosh artin, të japësh shembull dinjiteti dhe të ndërtosh ura komunikimi.
Sepse arti është mision. Dhe misioni nuk është të ndash, por të bashkosh.
Mjaft Ma” shkruan Thaçi-Meta në reagim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz