Superliga e Kosovës rikthehet këtë vikend, këto janë oraret për xhiron e 19-të
dp

Lexo edheReal Madridi në kërkim të një mbrojtësi qendror, dy opsione në tavolinë

Pas një pushimi prej 1 muaj e gjysmë, ekipet e Superligës do të zhvillojnë xhiron e 19-të këtë fundjavë, transmeton lajmi.net.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar grafikën me oraret e ndeshjeve që do të zhvillohen.
Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, ndeshje që luhet të shtunën në ora 13:00.
Në këtë orar të shtunën luhen edhe dy ndeshje tjera: Drenica-Llapi dhe Ferizaj-Drita.

Lexo edheReal Madridi në kërkim të një mbrojtësi qendror, dy opsione në tavolinë
Të dielën nga ora 13:00 zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 19-të: Gjilani-Ballkani dhe Malisheva-Prishtina e Re./lajmi.net/
