Superautostrada me veturë nga Londra në New York

Me këtë superautostradë tani mund të udhëtoni me veturë prej SHBA’së deri në Evropë.
Rusia ka propozuar një superautostradë që do përshkojë më shumë se 80% të botës, raporton The Siberian Times.
Sipas këtij raporti, presidenti i hekurudhave ruse ka propozuar nje plan për një autostradë masive që do përshkojë të gjithë Siberinë. Kjo do lidhte kufirin lindor të shtetit rus me shtetin amerikan të Alaskës, duke kaluar nëpërmes detit të Beringut që ndanë Azinë me Amerikën Veriore.

Lexo edheMbani frymën: Ja shpërblimi vjetor për çdo punëtor në Gjermani
Kjo do mundësonte që qytetarët e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës të mund të shkojnë në Azi me anë të makinës së tyre. Ky lajm u bë i rëndësishme pasi që u përfshi edhe kryetari i hekurudhës ruse.
Rruga do përshkonte Rusinë, dhe do përfshinte kalimin nëpër rrugë tanimë ekzistuese, që do kishin nevojë vetëm për disa renovime të vogla që të plotësojnë standartet ndërkombëtare














