back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeSulmohet në Serbi autobusi nga Kosova, policia serbe në vend të ngjarjes

Sulmohet në Serbi autobusi nga Kosova, policia serbe në vend të ngjarjes

Të ngjajshme

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Një autobus i një agjensioni nga Kosova, por me targa të Shqipërisë, është sulmuar në Krushevac të Serbisë, raporton Gazeta Express.

Autobusi po udhëtonte nga Prishtina për në Frankfurt, kur u godit derisa po kalonte nëpër Serbi. Sipas dëshmitarëve të rastit, autobusi ishte kryesisht i mbushur me shqiptarë që po udhëtonin në perëndim.

Një nga personat që po udhëtonte me autobus ka thënë për Gazetën Express se derisa autobusi po kalonte nëpër qytetin Krushevac në Serbi, është gjuajtur me gurë.

Ai tregon se nuk ka ndonjë të lënduar dhe autobusit i janë thyer vetëm xhamat.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia serbe.

Gazeta Express ka kontaktuar agjencie të cilës i takon autobusi, por ata nuk kanë pasur ndonjë përgjigje për rastin, që ka ndodhur vetëm para pak minutave./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz