BallinaShqiptareStrategji e re për kultivimin e kanabisit në Shqipëri

Strategji e re për kultivimin e kanabisit në Shqipëri

Të ngjajshme

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, vetura përfundon jashta rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Skriniar merr rrezik të madh për Kosovën, reagon trajneri sllovak

Trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka ngritur shqetësime serioze...

Ekzekutohet dhe shefi i Inteligjencës së Basij-it, Esmail Ahmadi Moghaddam

Shefi i inteligjencës së Basij-it, Esmail Ahmadi Moghaddam, raportohet se...

Drejtuesit e policisë besojnë se grupet kriminale këtë vit do mundohet të përdorin ambientet e mbyllura për kultivimine kanabisit.

Ndaj për këtë arsye, drejtrori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu përmes një urdhri të siguruar nga Top-Chanel ka urdhëruar 12 drejtoritë e qarqeve të kontrollojnë çdo ambient me risk të lartë për kultivimin e hashashit.

Depo, tunele apo kapanone të mëdha, janë kryesoret që dyshohen se mund të kthehen në sera të mbyllura. Grupet e policisë po ushtrojnë kontrolle në sera, depo, ish repate ushtarake dhe godinave e banesave të braktisura. Për shkak të kontrollit të territorit dhe vështirësisë për mbjelljes në tokë të hapur, kultivimi në ambiente të mbyllura shikohet si e vetmja mënyrë për të vijuar aktivitetin. Për inspektimin e masave në çdo qark Veliu ka deleguar në çdo drejtori nga një drejtues departamenti nga drejtoria e përgjithshme.

Gjatë vitit 2017 policia zbuloi dhjetra laboratore të prodhimit të kanabisit disa prej të cilëve me llampa dhe teknologji të përparuar. Rasti më flagrant ishte fare pranë aeroportit “Nënë Tereza”, por edhe në zonën e Shkozës në kryeqytet.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=OZoUIVl257w

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz