BallinaLajmeStoltenberg pret Vuçiqin, takim me dyer të mbyllura

Stoltenberg pret Vuçiqin, takim me dyer të mbyllura

Të ngjajshme

SHSKUK-ja jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të 5-vjeçarit nga Lipjani

Klinika e Pediatrisë ka njoftuar se pacienti 5 vjeç,...

Bytyqi: Qeveria Kurti 3 nuk po e respekton Ligjin për Barazi Gjinore

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi sot përmes një komunikate...

Izraeli goditi qendrën e Bejrutit, nuk raportohet për viktima

Një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë me shumë...

49 të dyshuar për manipulim votash, priten 31 kallëzime ndaj rreth 200 personave në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar nëntë kallëzime penale...

Osmani s’është e vetme në Marigona Hill, edhe këshilltarja e saj ka shtëpi aty

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është e vetmja...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një takim në Bruksel.

Lideri i Aleancës dhe kreu i ekzekutivit serb do të zhvillojnë fillimisht një bisedë me dyer të mbyllura dhe më pas do të mbajnë një konferencë për media, që është parashikuar të ndodhe në mesditë.

Gjatë fjalës së tyre, dy përfaqësuesit pritet të adresojnë një sërë çështjesh me interes të përbashkët në fushën e sigurisë, përfshirë rritjen e bashkëpunimit mes palëve, lufta kundër terrorizmit, forcimi i kontrolleve në pikat kufitare për të penguar kalimin e ekstremistëve, etj.

Serbia nuk është një vend anëtar i NATO-s dhe madje as nuk aspiron që të jetë për shkak të lidhjeve tradicionale me Rusinë, shkruan oranews.

Megjithatë, përgjatë viteve të fundit, Beogradi ka hedhur gjithnjë hapa bashkëpunues drejt Aleancës.

Për këtë arsye, vizita e Kryeministrit Vuçiq në Bruksel do të pritet me interes të madh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz