BallinaLajmeSqarohet Ministria e Shëndetësisë: Në Gjakovë e Prizren do t’u ofrohet shërbim...

Sqarohet Ministria e Shëndetësisë: Në Gjakovë e Prizren do t’u ofrohet shërbim personave me hemodializë

Të ngjajshme

Turqia e “hendikepuar” në mbrojtje, Demiral mungon ndaj Kosovës

E martja vendos kombëtaren e fundit që do të...

Kapiteni vjen pranë Kombëtares, Rrahmani do ta mbështesë Kosovën nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Amir Rrahmani ka qenë mungesa kryesore e Kosovës në ndeshjen ndaj...

Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana

Pasojat e zjarrit shkatërrues në Crans-Montana vazhdojnë të ndikojnë...

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim...

Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikatë ka sqaruar takimin e ministrit Arben Vitia në takimin me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozin, që trajtimin në institucionet e shëndetësisë në Gjakovë e Prizren do ta bëjnë për pacientët me hemodializë e jo për pacientët me koronavirus.

Gazeta Sinjali sot gjatë ditës ka shkruar për takimin e ministrit Vitia me ambasadorin Minxhozi, ku theksi i komunikatës për këtë takim ishte bashkëpunimi i dy shteteve për parandalimin e virusit Covid- 19, i quajtur edhe koronavirus.

“Në këtë takim, ndër të tjera, është shprehur përkushtimi i Ministrisë së Shëndetësisë që qytetarëve të zonave veriore të Shqipërisë t’u mundësohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore të Kosovës, në komunat Gjakovë e Prizren, por këto shërbime nuk kanë fare të bëjnë me Koronavirusin, por janë shërbime të hemodializës, të cilat qe disa vjet ofrohen në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit për pacientë nga veriu i Shqipërisë” thuhet në komunikatë./ Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz