Ish-deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka njoftuar se i është hakuar faqja e saj personale në Facebbok.
Ajo ka bërë të ditur se pavarësisht përpjkjve, nuk ka arritur ta rikthej atë.
“Përkundër përpjekjeve për ta rikthyer, me qëllim që të ruajmë komunikimin tonë të drejtpërdrejtë dhe të sigurt, kam vendosur që nga sot ky të jetë kanali im i vetëm personal në këtë platformë”, ka shkruar ajo, raporon IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, bashkëpunëtorë dhe mbështetës,
Ju njoftoj se faqja ime personale ne facebook e mëparshme ka rënë pre e një sulmi kibernetik dhe aktualisht është jashtë kontrollit tim.
Përkundër përpjekjeve për ta rikthyer, me qëllim që të ruajmë komunikimin tonë të drejtpërdrejtë dhe të sigurt, kam vendosur që nga sot ky të jetë kanali im i vetëm personal në këtë platformë.
Më vjen keq për çdo shqetësim që mund të jetë shkaktuar nga aktiviteti i paautorizuar në faqen e vjetër. Ju ftoj të më ndiqni këtu për të qëndruar të informuar mbi punën dhe angazhimet e mia të përditshme.
Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!
Me respekt,
Valentina Bunjaku Rexhepi