BallinaLajmeArrestohet një person në Vushtrri për posedim të narkotikëve, kapet me mbi...

Arrestohet një person në Vushtrri për posedim të narkotikëve, kapet me mbi 10 gram marihuanë

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe...

Hakohet faqja e ish-deputetes së LDK-së

Ish-deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka njoftuar se i...

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri, pasi gjatë një kontrolli i është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në orët e pasdites, kur zyrtarët policorë kanë identifikuar një kundërvajtës në trafik. Pavarësisht sinjalizimit për ndalim, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur, duke detyruar policinë të ndërmarrë një ndjekje të shkurtër.

Pas ndalimit të automjetit, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10.8 gram.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas procedurave dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz