BallinaLajmeTragjedia në Malishevë: Të premten ditë zie dhe pezullohet mësimi në shkollën...

Tragjedia në Malishevë: Të premten ditë zie dhe pezullohet mësimi në shkollën ku dy fëmijët ishin nxënës

Të ngjajshme

Braga bën përmbysje spektakolare ndaj Betisit dhe siguron gjysmëfinalen e Europa League

Një përballje e jashtëzakonshme është zhvilluar në stadiumin “La...

Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës

Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinalistë në Ligën e Europës...

Spektakël bukurie në Prishtinë: Kurorëzohet ‘Miss Kosova 2026’

Sonte në kryeqytet është mbajtur eventi i shumëpritur “Kosova...

Ngjarja tragjike që ndodhi nga shpërthimi i zjarrit mesditën e sotme në një banesë në Malishevë, la të vdekur një 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij.

Shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë e ka shpallur të premten ditë zie, pas rastit tragjik të humbjes së jetës së dy fëmijëve dhe babait të tyre.

Të dy fëmijët ndiqnin mësimin në këtë shkollë dhe ky institucion ka njoftuar për vendimin e marrë pas vdekjes tragjike të tyre.

Gjithashtu, të premten është pezulluar edhe procesi mësimor.

“Në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Mësimdhënësve, njoftojmë të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafin e SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë, se në shenjë solidarizimi dhe respekti për ndarjen tragjike nga jeta të nxënësve tanë të klasës së tretë: Naile dhe Kujtim Berisha, si dhe të prindit të tyre, Ilir Berisha, dita e premte, më 17.04.2026, shpallet: Ditë Zie në shkollën tonë. Gjatë kësaj dite pezullohet procesi mësimor.”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

Ky institucion ka ftuar të gjithë nxënësit dhe stafin që kjo ditë të respektohet me dinjitet, qetësi dhe solidaritet.

Komandanti i policisë në Malishevë, Nazmi Zogaj deklaroi se nuk ka ndonjë informatë për shpërthim të bombolës se gazit për rastin në Malishevë, ku mbetën të vdekur tre persona.

Zogaj tha se policia ka pranuar rastin në 12:55 dhe njësitet policore e hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Ne si polici në ora 12:55 minuta kemi pranuar një informatë për një banesë në banimin kolektiv social që është duke u djegur, kemi njoftuar njësinë emërgjente dhe të zjarrfikësve që t’u ofrojmë ndihmë. Në vendin e ngjarjes emergjenca shëndetësore e kanë hasur aty një person pa vetëdije dhe  menjëherë është dërguar në QKMF, ndërsa fëmijët nga një banor. Mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e tyre. Mosha 35, 9 dhe 12 vjeçarë”, tha ai.

Ngjarja tragjike që ndodhi nga shpërthimi i zjarrit mesditën e sotme në një banesë në Malishevë, la të vdekur një 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij.

Dyshohet se babai dhe dy fëmijët humbën jetën si pasojë e asfiksisë.

Pas ngjarjes tragjike, Valmir Berisha, familjar i viktimave, ka publikuar portretin e familjes, krahas së cilit ka shkruar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz