Sot është ditëlindja e Zahir Pajazitit

Sot është ditëlindja e komandantit të UÇK-së dhe Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.
Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.
Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.
Ai ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.
Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.
Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Lexo edheI mbante makina aromë të keqe, nuk do ta besoni çfarë gjen shoferi kur hap kapakun përpara
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot do të bëj homazhe dhe vendos kurora me lule te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti.
Homazhet do të organizohen me rastin e ditëlindjes së Pajazitit, shkruan arbresh.info.
Ceremonia do të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në ora 10:00.














