back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeSoren Jessen- Petersen telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-kryeministrit Rexhepi

Soren Jessen- Petersen telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-kryeministrit Rexhepi

Të ngjajshme

Urimi romantik i çiftit të njohur futbollistik, “Lira” dhe Enisi

Çifti i njohur futbollistik, Fatmire “Lira” Alushi dhe Enis Alushi, kanë prekur...

Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Pejë

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur...

U rrah keq nga Joshua, Jake Paul bën një postim me para pasi doli nga spitali

Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul shkaktoi...

Kirurgu i njohur publikisht përkrahë Ramush Haradinajn

Kirurgu i mirënjohur kosovar, Rame Alaj, ka shpallur publikisht...
- Advertisement -

Ish i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, përmes një telegrami dërguar kryeministrit Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime Qeverisë, popullit të Kosovës dhe Familjes Rexhepi, për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

- Advertisement -

Në telegram, Jessen-Petersen ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të Bajram Rexhepit, duke vlerësuar lartë cilësitë njerëzore dhe politike të tij.

“I dashur Kryeministër,

Me pikëllim të thellë mësova se miku im Bajram Rexhepi është ndarë nga jeta.
Bajrami ishte kryeministri i parë me të cilin kam punuar si përfaqësues special në Kosovë. Kam kujtime të mira gjatë punës me një njeri dhe politikan aq të mirë, të përkushtuar dhe dashamirës. Vdekja e tij është humbje për Kosovën, për familjen dhe miqtë e tij. Dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, përmes jush, për Qeverinë dhe popullin e Kosovës si dhe për Familjen Rexhepi”, ka shkruar ish i dërguari special, Soren Jessen-Petersen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz