Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për çertifikim të Subjekteve Politike që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, që do të mbahen më 22 tetor 2017.

Gjatë kësaj periudhe dy mujore (22 qershor – 22 gusht) kanë aplikuar gjithsejt: 91 Subjekte Politike, si në vijim: 35 Parti Politike; 1 Koalicione; 30 Iniciativa Qytetare; dhe 25 Kandidatë të Pavarur (për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme).