back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaSport“S’mund të jap detaje për Dritën”, Florjan Loshaj për mediat rumune: E...

“S’mund të jap detaje për Dritën”, Florjan Loshaj për mediat rumune: E di që ju pret një atmosferë e zjarrtë!

Të ngjajshme

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florian Loshaj ka folur për mediumin rumun “Sporturilor” në lidhje me ndeshjen e sotshme mes Dritës nga Gjilani dhe FCSB-së nga Bukureshti.

Loshaj thotë se nuk mund të jap shumë detaje për klubin kosovar, pasi gjithë karrierën luajti jashtë vendit, shkruan Indeksonline

Por, ai paralajmëron rumunët që në stadiumin “Fadil Vokrri” do të ketë atmosferë fantastike nga “Intelektualët”.

FCSB overturns Drita's two-goal lead in dramatic Europa League clash | RTSH  English

“Nuk mund të jap shumë detaje për Dritën, sepse kam luajtur gjithë karrierën jashtë vendit dhe nuk i di detajet takitike. Por mund të them për atmosferën që është shumë e mirë dhe e bukur. Njerëzit që vijnë në stadium janë fanatikë, bëjnë gjëra të veçanta. Sigurisht që ka një presion të madh mbi çdo kundërshtar”, u shpreh Loshaj

“Pra lojtarët i vënë zemrat dhe shpirtin në fushë. Pra në futboll, çdo kundërshtar i Dritës ka një pengesë shtesë”, vazhdoi tutje lojtari i Kosovës

Kujtojmë që ndeshja e parë mes FCSB-së dhe Dritës ishte mbyllur me shifrat 3:2 në të mirë të rumunëve, kurse ndeshja e kthimit luhet sonte në “Fadil Vokrri” nga ora 20:00./Indeksonline/

Drita - FCSB LIVE TEXT (21:00). Campioana României, în fața unui duel „de  foc” pentru play-off-ul Europa League - Antena Sport
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz