Sllovakia dërgon kontigjentin e pestë policor për të patrulluar në kufirin Maqedoni – Greqi
dp

Lexo edheVillas Boas i shtohet listës së trajnerëve të mëdhenj në Kinë, mësoni cilët trajnerë tjerë drejtojnë skuadra (Foto)

25 pesëtarë të policisë së Sllovakisë do të arrijnëmë 7 nëntor në Maqedoni, për të kryer patrullime të përbashkëta me homolgët e tyre të vendit në kufirin Maqedoni – Greqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky është rotacioni i pestë me radhë i policëve sllovak, sipas Memorandumit të mirëkuptimit në mes të mnistrive të punëve të brendshme të Sllovakisë dhe Maqedonisë.
Me këtë rast, policët sllovak do të patrullojnë së bashku me policët maqedonas, përgjatë kufirit Maqedoni – Greqi, me qëllim të parandalimit të hyrjes ilegale të migrantëve dhe refugjatëve. Ata do të rreshtohen në rajonin e liqenit të Dojranit./Telegrafi/

Lexo edheVillas Boas i shtohet listës së trajnerëve të mëdhenj në Kinë, mësoni cilët trajnerë tjerë drejtojnë skuadra (Foto)