Skifterat shembull për tifozëritë tjera, ky është gjesti i mrekullueshëm që ata bën pas derbit
BILLI

Lexo edheVideo e rëndë, gjimnastja thyen dy këmbët njëherësh

Nëse ka një shembull që duhet marrë për mësim është ai i “Skifterave” të Gjilanit.
Paraqitjes së mirë në derbi ndaj rivalit të përbetuar Dritës ia shton edhe më shumë hijeshinë organizimi i tyre për të mbledhur mbeturina e hedhura në tribunën veriore të stadiumit “Fadil Vokrri”, aty ku ishin të vendosur armata kuqebardh.
Tifo grupi gjilanas ka dhënë një mesazh fantastik pas duelit të së dieles, i cili përfundoi me rezultatin më të padëshiruar 0-0.
Mbetjet nga koreografia e tyre dhe gjësendet e hedhura gjatë ndeshjes u pastruan në fundin e ndeshjes nga një grup i organizuar tifozësh.
Me të vërtetë një gjest që nuk do shumë koment, por sensibilizim që të gjithë të ndjekin këtë rrugë.

Lexo edheVideo e rëndë, gjimnastja thyen dy këmbët njëherësh
Kujtojmë që gjatë Botërorit ‘Rusia 2018’ tifozët japonezë pas çdo ndeshje pastronin stadiumin dhe tani si duket shembullin e mirë të tyre e kanë ndjekur edhe Skifterat.




