Video e rëndë, gjimnastja thyen dy këmbët njëherësh

Të ushtrosh sport është gjithmonë e rrezikshme, gjithçka mund të ndodhë në një fraksion sekonde, një moment pasigurie, apo një gabim i vogël dhe fati të ndëshkon rëndë.
Kështu ndodhi edhe për gjimnasten Samantha Cerio, e cila ka thyer të dy këmbët e saj njëherësh gjatë një eventi në Auburn University, në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
https://www.youtube.com/watch?v=CR3oqr1yx38

Lexo edheShaqiri blenë veturën më luksoze në botë
Pas një rrotullimi, 22-vjeçarja nuk arriti të bëjë uljen e duhur, për pasojë iu thyen të dy gjunjët njëherësh. Ajo shpërtheu në ulërima teksa ishte e pafuqishme për të bërë lëvizjen më të vogël.
Gjimnastja u transportua me barelë jashtë stadiumin dhe më pas në spital, ku rezultoi se i ishin thyer katër kocka të këmbës në një moment.














