Emin Lati – në emër të familjes Mehë thotë se “Ne pasardhësit e Familjes Meha nga Prekazi i Skënderajt, jo për të reaguar ndaj shkrimit të disa portaleve ose më mirë thënë informimit të Partisë NISMA, dhënë portalit indeksonline për kinse; “Nismës nga sot i janë bashkuar edhe pasardhësit e familjes se Tahir Mehës”, por për hirë të realitetit sqarojmë opinionin se në Partinë NISMA mund të ketë aderuar një apo dy individ nga familja Meha por jo të gjithë, sepse pasardhësit e Familjes së Emin Latit, Nebih e Tahir Mehës ashtu siç i kanë qëndruar besnik fjalës, punës, veprës e sakrificave për atdhe, qëndrojnë edhe sot të rreshtuar në krah të këtyre vlerave.


