Komisioni Evropian me gajle të veta, kërkon që rrobat të qepen e jo të hidhen në mbeturina
Komisioni Evropian ka publikuar një thirrje të re ndërgjegjësuese ku vë në qendër nevojën për të ripërmirësuar dhe qepur rrobat, në vend që ato të përfundojnë në malet e mbeturinave.
Postimi shoqërohet me një fotografi të ndarë në dy pjesë: në pjesën e sipërme shihen duar që qepin me gjilpërë një copë xhinsi me mbishkrimin “More of this” (Më shumë nga kjo), ndërsa në pjesën e poshtme shfaqet një grumbull i madh mbeturinash tekstili me mbishkrimin “to have less of this” (për të pasur më pak nga kjo).
Sipas të dhënave të publikuara nga institucioni evropian, çdo vit në Bashkimin Evropian hidhen rreth 5 milionë tonë rroba, që përkthehet në afërsisht 12 kilogramë për person, duke treguar se mënyra aktuale e prodhimit, blerjes dhe asgjësimit të veshjeve nuk është e qëndrueshme.
Postimi i plotë:
5 milionë tonë rroba hidhen në BE çdo vit — rreth 12 kg për person.
Mënyra se si i prodhojmë, i blejmë dhe i hedhim rrobat sot nuk është e qëndrueshme.

Lexo edheAmbasadori amerikan në SPAK
Pra, çfarë duhet të ndryshojë?
♻️ Rroba më të qëndrueshme dhe të riparuara. ♻️ Më shumë transparencë rreth materialeve dhe qëndrueshmërisë. ♻️ Më shumë mundësi për të ricikluar dhe për të blerë të përdorura (second-hand). 🚫 Më pak ndotje me mikroplastikë nga pëlhurat sintetike. 🚫 Më pak shkatërrim të mallrave të pashitura ose të kthyera. 🚫 Më pak mbetje tekstile të eksportuara jashtë BE-së.
Deri në vitin 2030, produktet tekstile të shitura në BE duhet të jenë më të qëndrueshme, të riparuara dhe të riciklueshme, të bëra me më shumë fibra të ricikluara dhe me më pak substanca të dëmshme./lajmi.net/




