“Iu ke kthyer viktimave dhe defave, s’je mbet as për të pame, as për dajre” – Syla kritikon ashpër Abdixhikun
Gazetari dhe analisti Valon Syla ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas deklaratës së këtij të fundit se ekziston një agjendë kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Syla, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Abdixhikun dhe presidenten Vjosa Osmani, duke i akuzuar se po i përdorin viktimat për qëllime zgjedhore.
Ai ka përmendur edhe mënyrën se si Abdixhiku po e zhvillon aktivitetin politik, duke e kritikuar për mbylljen e podkastit dhe duke pretenduar se përgjegjësinë për dobësimin e LDK-së duhet ta kërkojë te vetja.
Sipas Sylës, Abdixhiku po përpiqet t’ua atribuojë humbjet e tij gazetarëve dhe analistëve politikë, ndërsa ka rikujtuar edhe bashkëpunimin e tij të mëhershëm me Albin Kurtin.
Në fund, gazetari ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kreut të LDK-së, duke i thënë se duhet të reflektojë për veprimet dhe qëndrimet e tij politike.
Postimi i plotë:
Për Abdixhikun e të pameve, viktimave dhe defave.
Mos i keqpërdorni kufomat për zgjedhje… ishte deklarata ime në T7.
Respekt për viktimat, dhe familjet e tyre po me keto Lumir nuk mund ti fitoni zgjedhjet as ti as Vjosa më sepse e keni stërtepruar. Sepse ata i përdorni vetëm për zgjedhje. Dhe nuk e zgjidhët asnjë rast sa iahit mbi 25 vite në pushtet.
Lexo edheAbdixhiku përkujton Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn në 23-vjetorin e vrasjes: Drejtësia ende mbetet obligim
Akuzat e Lumir Abdixhikut, i cili mundohet nga të pamet e viktimave nga LDK-ja, për të cilët duhet të ketë respekt dhe kujdes të veçantë secili prej nesh, e sidomos ai – nuk shkohet në dajre me defa, menjëherë pas takimeve përkujtimore siç e bëri Abdixhiku.
E dyta, akuzë nga ai është se paskam agjendë ndaj LDK-së. Edhe kjo s’është e vërtetë. Sepse LDK-ja më së shumti po cenohet nga vetë egoizmi i Abdixhikut, të cilin e kritikoj. Ai ka agjendë vetëm për atë që ulet në fotelen e kryetarit të LDK-së, i cili gjatë mandatit na rrejti të gjithëve se është opozitë e vërtetë, e që në fund, përfundoi në sqetull të Albin Kurtit… dhe për poshtërimin mori vetëm përzënie nga Albin Kurti, ai dhe të gjithë kandidatët që u mundua t’i bënte president bashkë me Kurtin.
Prandaj, këto fore me të cilat Abdixhiku pandalshëm për humbjet e tij mundohet t’ua lërë gazetarëve, komentatorëve politikë dhe analistëve, është e ulët, e poshtër dhe dëshpëruese, po aq sa është e ulët dhe dëshpëruese të bësh politikë me viktima vetëm kur ju nevojiten për zgjedhje.
Mos harro, jemi në vitin 2027. E ti edhe podkastin e mbylle sepse as ai s’të ndezi. E tash iu ke kthyer viktimave dhe defave.
Ti ske mbet as për të pame, as për dajre. E as me kritiku më dikend. Ndoshta është mirë me reflektu te shtëpija ku e kalon shumicën e kohës babikê.