Skenderaj, ja kur do të bëhet bashkësia lokale e Çirezit me kanalizim (FOTO)

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka takuar sot banorët e Bashkësisë Lokale të Çirezit me qëllim të informimit dhe diskutimit rreth projektit të kanalizimit në këtë lokalitet. Ai i ka informuar të pranishmit në takim se projekti i kanalizimit fekal është paraparë me buxhetin e vitit 2017 dhe tashmë është në fazën e harimit. Ai ka theksuar se Komuna e Skenderajt është e fokusuar në realizimin e projekteve jetike për qytetarët, në këtë kontekst, z.Nura ka thënë se Çirezi ka qenë prioritet i investimeve.
Banorët e Çirezit u shprehen shumë të kënaqur me lajmin për realizimin e projektit të kanalizimit, duke evidentuar shqetësimet që kanë për shkak të mungesës së trajtimit të ujërave të zeza. Ata u interesuar edhe për mënyrë e realizimit të këtij projekti dhe detaje të tjera teknike të tij.
Në takim Nënkryetari Nura ishte i shqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit komunal Ismet Salihu dhe drejtorë të drejtorive komunale.
Komuna e Skenderajt investimet kapitale për vitin 2017 i ka orentuar kryesisht në projekte të ujësjellësve, kanalizimeve, rrugëve të lagjeve dhe shkolla.

Lexo edheSkenderaj, Instagrami shpërblen drenicakun nga Llausha më 25 mijë dollarë (Foto)
Gjatë viti 2017 në Çirez pritet të përfundojë edhe ndërtimi i objektit të ri të shkollës.















