BallinaRegjionaleSkenderaj, Bekim Jashari takon familjarët e dëshmorëve për zhvarrosjen e tyre për...

Skenderaj, Bekim Jashari takon familjarët e dëshmorëve për zhvarrosjen e tyre për në Kompleksin e Dëshmorëve në fshatin Marinë (FOTO)

Të ngjajshme

Zyrtarja policore sulmohet nga një grua gjatë futjes së saj në kontroll, merr trajtim mjekësor

Një zyrtare policore është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga...

“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri...

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ditëve të fundit është duke u marrë vazhdimisht me çështjen e zhvarrimit të dëshmorëve të Skenderajt për t’u varrosur në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, transmeton Drenica Press.

Ai gjatë ditës së sotme ka takuar familjarët e dëshmorëve, ku diskutuan për zhvendosjen e varrezave nga fshati Polac për në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Përmes një njoftimi në faqen e Komunës së Skenderajt bëhet e ditur se: “Kryetari Bekim Jashari mbajti takim me familjarë të dëshmorëve të Komunës së Skenderajt, me të cilët diskutuan për zhvendosjen e varrezave nga fshati Polac në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Dhe në fund u dakorduan që të fillojë zhvendosja me nderimet më të larta shtetërore e ushtarake të trupave të heronjve e dëshmorëve në këtë Kompleks.”

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz