FSK-ja kujdeset për mirëmbajtjen e automjeteve, jep tender mijëra euro

Ministria e Mbrojtjes ka lidhur kontratë të re për mirëmbajtjen e automjeteve Mercedes-Benz që janë në përdorim nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, vlera e marrëveshjes është 101 mijë e 796.60 euro, ndërsa kontrata publike kornizë do të ketë kohëzgjatje prej 36 muajsh, raporton IndeksOnline.
Për realizimin e këtij shërbimi është përzgjedhur grupi i operatorëve ekonomikë AUTOBUQA SH.P.K. dhe AUTO GOMA SH.P.K., me seli në Prizren. Kontrata është nënshkruar më 4 shtator 2026.

Lexo edhe“Liria ka Emër” nesër me aktivitet para EULEX-it
Në procedurën e prokurimit ishin pranuar dy tenderë, prej të cilëve vetëm një ishte vlerësuar i përgjegjshëm. Fituesi është përzgjedhur në bazë të kriterit të çmimit më të ulët.
Shërbimet do të realizohen në hapësirat e operatorit ekonomik ose në lokacionet e FSK-së, varësisht nga kërkesat e Ministrisë së Mbrojtjes. /IndeksOnline/












