Nesër në Kosovë, besimtarët e fesë Islame festojnë Fiter Bajramin.
Klubet kosovare nuk do të kenë pushim veç ditës së nesërme, pasi në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 26-të në Superligën e Futbollit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Gjatë kësaj jave zhvillohen dy përballje të zjarrta. Të shtunën, Prishtina do të luaj si nikoqire e Ballkanit, ndeshje e cila zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 13:00.
Në të njëjtin orar luhet edhe ndeshja mes Ferizajit dhe Drenicës.
Të dielen, vëmendja do të jetë në derbin e Anamoravës, mes Gjilanit dhe Dritës.
Dy ndeshjet e tjera që zhvillohen ditën e diel janë, Dukagjini – Prishtina e Re dhe Malisheva – Llapi./IndeksOnline/
