BallinaSportZbutet dënimi për FC Prishtina, ndeshja ndaj Ballkanit luhet me praninë e...

Zbutet dënimi për FC Prishtina, ndeshja ndaj Ballkanit luhet me praninë e tifozëve

Të ngjajshme

Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet dhe mirëkuptim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu

Këngëtari nga Peja dhe fituesi i Big Brother VIP...

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh…”- Brikena ankohet për Mateon

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh, të kam...

Komisioni i Ankesave i Federatës së Futbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 19 mars, ka marrë vendim që të zbusë dënimin e shqiptuar ndaj FC Prishtinës pas kërkesës se klubit drejtuar këtij komisioni.

Sipas vendimit të ri, dënimi prej dy ndeshjesh pa praninë e shikuesve është reduktuar në vetëm një ndeshje.

Komisioni ka theksuar se si rrethanë lehtësuese është marrë parasysh angazhimi i klubit për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë gjatë organizimit të ndeshjeve. Ky vlerësim ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin për zbutjen e masës disiplinore.

Si rezultat i këtij vendimi, ndeshja e radhës ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit do të zhvillohet me praninë e tifozëve në stadium në Kampin Nacional në Hajvali.

Ky zhvillim pritet të ndikojë pozitivisht në atmosferën e ndeshjes, duke pasur parasysh rëndësinë dhe rivalitetin mes dy skuadrave në elitën e futbollit kosovar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz