BallinaLajmeSindikata e Trepçës ngre alarmin: Minatorët po largohen nga puna, ndërsa kushtet...

Sindikata e Trepçës ngre alarmin: Minatorët po largohen nga puna, ndërsa kushtet vetëm sa po rëndohen

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë në kombinatin “Trepça”, duke akuzuar menaxhmentin dhe institucionet për mungesë investimesh, kushte të rënda pune dhe neglizhencë ndaj minatorëve.

Pas takimit me Bordin Mbikëqyrës të ndërmarrjes, sindikata tha se minatorët po përballen me mungesë të mjeteve bazë të punës, kushte të pasigurta dhe probleme të shumta financiare, ndërsa barra e keqmenaxhimit prej dekadash, sipas tyre, po u bartet punëtorëve.

“Nuk ka gatishmëri për të gjetur zgjidhje për minatorët dhe po u ngarkohet barra e keqmenaxhimit të ndërmarrjes tash e 26 vite”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Sindikata ka kritikuar edhe mos pagesën e trustit pensional që nga viti 2019, largimet nga puna pa procedura ligjore, si dhe draft-rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës, për të cilën thotë se është hartuar pa përfshirjen e tyre.

Minatorët kanë shprehur pakënaqësi edhe për pagat, duke thënë se puna e rëndë në minierë vazhdon të paguhet “në mënyrë qesharake”, ndërsa kushtet e punës po ua dëmtojnë seriozisht shëndetin.

“Trepça nuk ngritet pa investime nga shteti. Nuk zhvillohet me pajisje të vjetruara, mungesë mjetesh pune dhe minatorë që punojnë në kushte të rënda deri në moshën 65-vjeçare”, thuhet më tej në reagim.

Sindikata paralajmëroi se sapo ta marrë draftin final të rregullores së pagave, do të mbajë tubim me minatorët për të vendosur hapat e mëtejmë. /Lajmi.net/

- Advertisement -