Si ushtarët izraelitë i gjymtojnë të rinjtë palestinezë (Foto)
Të mbijetuarit nga plumbat e shtetit të Izraelit flasin për praktikën ‘plumbat në gjunjë’ ku shumë prej tyre nuk kanë gjymtyrë të trupit.
Në kampin e refugjatëve në Dheisheh, është e zakonshme të shohësh adoleshentë palestinezë me plagë të thella që tregojnë gjatësinë e këmbëve të tyre jo të njejta, ndërsa posterat ku shënohen emrat e palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite zbukurojnë muret e betonit, raportoi “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
E drejta ndërkombëtare ndalon përdorimin e plumbave mbi civilët, përveçse si një mjet i fundit ku kërcënohet jeta e zyrtarit në detyrë. Sidoqoftë, ushtarët izraelitë lirshëm gjuajnë me plumba mbi palestinezët gjatë konfrontimeve apo bastisjeve ushtarake.
Të dy grupet e të drejtave të palestinezëve dhe izraelitëve kanë vënë në dukje se përdorimi i tepruar i forcës së Izraelit ndaj palestinezëve ka shkaktuar shumë shqetësime të përhershme dhe të përkohshme në territorin e okupuar palestinez.
Disa banorë të kampit të Dheishehut gjithashtu janë vrarë kohët e fundit.
21-vjeçari Raed al-Salhi, i cili u qëllua disa herë gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite muajin e kaluar, rrëfen ngjarjen nëpër të cilin ka kaluar. Ai iu nënshtrua plagëve të tij më 3 shtator në spitalin Hadassah në Jerusalem pothuajse një muaj më vonë.
OJQ-ja palestineze “Badil” me bazë në Bethlehem raportoi një rritje të konsiderueshme të lëndimeve palestineze në kampet e refugjatëve vitin e kaluar, shumica e të cilave ishin shkaktuar nga plumbat e forcave izraelite.
Shumica e plagëve në gjymtyrët e poshtme të të rinjve në kampet, tani zakonisht quhen “plumbat në gjunjë”.
Banorët e kampit të Dheisheh thonë se një komandant i ushtrisë izraelite, Badil i referohet si “Kapiten Nidal”, është duke kërcënuar që me dashje të bëjë të gjymtojë palestinezët në kamp. “Unë do ta bëj gjysmën tuaj të paaftë dhe gjysma tjetër t’iu shtyjë me karriget me rrota”, është raportuar të ketë thënë ai.
Badil theksoi se kërcënimet tregojnë se incidentet e “plumbave në gjunjë” nuk janë “aksidentale ose të izoluara”.
Por në vend të kësaj “rezultati i një politike ushtarake izraelite sistematike me qëllim të shtypjes së rezistencës, terrorizimit të të rinjve palestinezë dhe dëmtimit të tyre të përhershëm dhe/ose shkaktimit të dëmtimit të dukshëm të mirëqenies së tyre fizike dhe mendore”.
Issa al-Mu’ti, 15 vjeç: “Unë nuk mund të ndjeja këmbët e mia – gjithçka që pashë ishte gjak”.
“Isha 12 vjeç. Ishte viti 2015. Përleshjet shpërthyen me ushtarë izraelitët në hyrjen veriore të Betlehemit. Isha në shtëpi me familjen time kur u informova se vëllai im më i vogël kishte shkuar për të marrë pjesë në përleshjet.
Isha i frikësuar për të. Ai nuk duhet të kishte shkuar. Vendosa të shkoj ta gjeja dhe ta tërhiqja në kamp.
Lexo edheTermeti në Meksikë, shkon në 248 numri i të vdekurve
Kur mbërrita, përplasjet vazhduan. Izraelitët po qëllonin gaz lotsjellës dhe plumba të çelikut të veshur me gome. Por ende, vazhdova të kërkoj vëllanë tim. Papritmas, ushtarët shtien me plumba. Rashë në tokë. Nuk mund të ngrihesha apo të lëvizja këmbët. Shikova rreth për ndihmë dhe pashë që ushtarët gjuanin në palestinezë që po iknin.
Një qen i policisë izraelite filloi të më sulmonte, duke kafshuar këmbën time. U përpoqa ta luftoja, por pastaj erdhën ushtarët. Ata më tërhoqën nëpër trotuar dhe më rrahën. Ata nuk e kuptuan se unë u plagosa. Kur panë plagët e mia, fytyrat e tyre u skuqën dhe ata u larguan nga unë.
Unë shikova poshtë. Këmbët e mia dukeshin kaq të frikshme. Unë nuk mund të ndieja asgjë – gjithçka që pashë ishte gjaku. Unë isha qëlluar me dy plumba në dyjat këmbët.
Ushtarët e armatosur izraelitë u vendosën në dhomën time gjatë gjithë kohës kur trajtoheshin plagët e mija dhe ndonjëherë inteligjenca izraelite do të vinte në spital dhe do të më pyeste për hedhjen e gurëve dhe koktejeve molotov mbi ushtarët izraelitë.
Dhimbja ishte e tmerrshme. Unë kisha një operacion në këmbën time të majtë dhe 20 operacione në këmbën time të djathtë. Këmba ime e djathtë kishte lëndimet më të këqija. Mjekët më thanë se venat e mia ishin shkatërruar nga plumbat, kështu që gjaku nuk ishte në gjendje të arrinte në këmbën time. Mjekët kanë thënë se do të duhet të amputojnë këmbën time.
Në fillim, refuzova. Çfarë mund të bëj në jetën time me vetëm një këmbë? U ndjeva sikur jeta ime do të shkatërrohej. Por dhimbja nga gangrena u përkeqësua. Këmba ime u kthye e zezë dhe u tha. Është e qartë se prerja e saj ndjehet si një lehtësim”./Periskopi/





















