back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeSi pritet të jetë moti në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme?

Si pritet të jetë moti në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme?

Të ngjajshme

Dyshohet se kanë vjedhur parfume në një hotel, tre shtetas grekë kapen në Bogorodicë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë...

Coldplay thyen rekordin e stadiumit Wembley

Coldplay festoi fundin e koncerteve të tyre rekord prej...

Kokëdhimbje për Hansi Flick para ndeshjes me Valencian, Yamal nuk stërvitet

Barcelona të dielen zhvillon ndeshjen e radhës në La...

Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë rajonin dalëngadalë po dobësohen, kështu që për dallim nga ditët e para të javës të cilat paraqiten me mot stabil dhe të ngrohtë, nga dita e enjte priten kushte tjera meteorologjike, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, në fushat barike pritet të ketë rënie dhe kushte për formim të vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset kodrinore-malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.

Instituti njofton se reshjet do të ndikojnë në rënien e përkohshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Dita e hënë dhe e martë paraqiten si ditë më të nxehta të javës, derisa dita e enjte do të regjistrojë temperaturat më të ulëta të javës, parashikon IHMK’ja.

Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz