SHSKUK jep kontratë afro 300 mijë euro për pajisje të Klinikës së Radiologjisë
dp

Lexo edheDita e 92-të e protestës në Tiranë, kërkesat e njëjta: dorëheqja e Qeverisë dhe krijimi i një Qeverie teknike

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 295,200 eurosh për furnizim me “Continuous Conector for TK” për Klinikën e Radiologjisë.
Sipas njoftimit zyrtar, aktiviteti i prokurimit është iniciuar më 21 korrik 2026, ndërsa kontrata është nënshkruar më 26 gusht 2026.
Për këtë aktivitet prokurimi ishin pranuar dy tenderë, ndërsa vetëm një prej tyre ishte vlerësuar si i përgjegjshëm. Kontrata i është dhënë kompanisë Agani L.t.d SH.P.K., me adresë në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, Km. 5, Graçanicë.

Lexo edheDita e 92-të e protestës në Tiranë, kërkesat e njëjta: dorëheqja e Qeverisë dhe krijimi i një Qeverie teknike
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 324,000 euro, ndërsa kontrata është lidhur për 295,200 euro, të financuara nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
Kontrata është e tipit kornizë publike dhe ka kohëzgjatje prej 24 muajsh./IndeksOnline/