Nesër kufizim i qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
dp

Lexo edheRama akuzon VV-në për bllokim të projekteve: Mbi 300 mijë qytetarëve të Prishtinës u keni borxh përgjigje

Sipas njoftimit, kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32 gradë Celsius ose më shumë.
Ndërkohë, qarkullimi i mjeteve të rënda do të lejohet pa kufizime në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse.
Nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente si dhe automjetet e institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar.

Lexo edheRama akuzon VV-në për bllokim të projekteve: Mbi 300 mijë qytetarëve të Prishtinës u keni borxh përgjigje