Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të lënduar dërgohen me helikopter në Tiranë
dp

Lexo edheMarshi i 12 shtatorit, ish-këshilltari i Thaçit: Ftesa është për të gjithë, në pyetje është fati i Kosovës

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, automjeti drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, kur ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, pasagjeri C. N., rreth 20 vjeç, ka ndërruar jetë.
Dy personat e tjerë që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur. Bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit, 20-vjeçarin A. K., dhe një pasagjer tjetër, i mitur rreth 15 vjeç.
Për shkak të gjendjes së tyre, të dy të plagosurit janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Lexo edheMarshi i 12 shtatorit, ish-këshilltari i Thaçit: Ftesa është për të gjithë, në pyetje është fati i Kosovës
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të aksidentit.
Hetimet do të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat në të cilat automjeti doli nga rruga, duke shkaktuar aksidentin tragjik.