Shkeli perimetrin e sigurisë në Ksamil, bllokohet mjeti lundrues, 500 mijë lekë gjobë drejtuesit
dp

Lexo edhePjesë të Prishtinës pa ujë, “defekt i komplikuar”, riparimi vazhdon edhe nesër

Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Ishujt e Ksamilit”, shërbimet policore konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe ishte futur në zonën ku pushuesit po laheshin, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre, bëri të ditur Policia e Shqipërisë.
Menjëherë, shërbimet ndërhynë për ndalimin e mjetit lundrues dhe, në përfundim të veprimeve administrative, e bllokuan atë.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi P. A., u ndëshkua me masë administrative prej 500 000 lekësh.

Lexo edhePjesë të Prishtinës pa ujë, “defekt i komplikuar”, riparimi vazhdon edhe nesër
Kontrollet dhe patrullimet vijojnë të pandërprera përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.
Policia e Shqipërisë apelon sërish ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit.