Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Ushtarake të Turqisë
dp

Lexo edheJava e parë e shtatorit me temperatura të larta, arrijnë deri në 34 gradë – Pritet reshje lokale të shiut

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka takuar kadetët para ceremonisë së diplomimit.
Nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli, kanë përfunduar pesë vite shkollim, një vit kurs përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite studime ushtarake.
Maqedonci ka theksuar se arsimimi dhe zhvillimi profesional i pjesëtarëve të FSK-së mbeten ndër prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexo edheJava e parë e shtatorit me temperatura të larta, arrijnë deri në 34 gradë – Pritet reshje lokale të shiut
Ai ka shprehur mirënjohje ndaj Turqisë për mbështetjen në arsimimin dhe përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, ndërsa të diplomuarve u ka uruar sukses në detyrat e tyre të ardhshme në shërbim të Kosovës.