BallinaDrenica +Drenica Sport“Shpërthen” lojtari i Drenicës: Më keni shuar ëndrrën, nuk do të luajë...

“Shpërthen” lojtari i Drenicës: Më keni shuar ëndrrën, nuk do të luajë edhe nëse më ftoni!

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U-21 ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të muajit qershor.

Kosova do të luajë dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021 kundër Andorrës dhe Turqisë, ndërsa në grup ndodhet edhe me Shqipërinë dhe Anglinë. Megjithatë, jo të gjithë janë të kënaqur me listën e përzgjedhësit, Rafet Prekazi.

Mesfushori i Drenicës, Atdhe Grajqevci nuk është aspak i lumtur që nuk bën pjesë në këtë listë dhe pa dashur të nënçmojë askënd, ai shton se ka edhe lojtarë që nuk e meritojnë të grumbullohen.

Arsyen e mos grumbullimit nuk e di as vet, sepse gjatë këtij edicioni i kam luajtur 70% të ndeshjeve, ku kam pas shumë paraqitje pozitive”, tha fillimisht Grajqevci për “GazetaBlic. “Kur e shoh at listë, pa dashtë me nënçmu askënd – besoj që shumë se kam meritu fare grumbullimin. Kam shënuar 3 gola dhe kam 5 asistime dhe jam mesfushor defanziv“, vazhdoi ai. Kam vendos që edhe nëse ftohem në të ardhmen, mos ta pranojë ftesën, sepse mendoj që jam injoruar si futbollist edhe pse ka qenë ëndërr e imja ta përfaqësojë vendin tim, por ka njerëz te tillë që t’i shuajnë ëndrrat, me apo pa qëllim”, përfundoi mesfushori me zhgënjim.

Vlen të theksohet se mesfushori, Atdhe Grajqevci në të kaluarën ka qenë kapiten i Përfaqësueses U-19, ku kishte zhvilluar ndeshje në Gjermani me Kosovën, në kohën e gjeneratës së lojtarëve të spikatur si Meriton Korenica, Ylber Ramadani, Visar Bekaj e shumë të tjerë.

/GazetaBlic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz