BallinaSportShoqja e Florijana Ismailit të zhdukur: Mendoja se ajo po bënte shaka

Shoqja e Florijana Ismailit të zhdukur: Mendoja se ajo po bënte shaka

Të ngjajshme

Pep Guardiola një nga opsionet për trajner të ri të Italisë

Një emër i bujshëm dhe mjaft i guximshëm është...

“Nuk është lufta jonë”, Macron kundër Trump: Jorealiste të luftojmë në Hormuz

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë me dije se...

Tensione te Chelsea, lojtarët të pakënaqur me Enzo Fernandez

Situata brenda skuadrës së Chelsea po bëhet gjithnjë e...

Shoqja e Florijana Ismailit, futbollistes shqiptare që u zhduk në liqenin italian, Como, të shtunën pasdite, fillimisht kishte menduar se 24-vjeçarja po tallej me të, para se ta kuptonte se situata ishte serioze dhe të kërkonte ndihmë për të.

Futbollistja me origjinë shqiptare e Kombëtares së Zvicrës dhe Young Boys, Ismaili, ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite dhe që prej atëherë figuron e zhdukur. Brigada të zjarrfikësve dhe zhytës bënë përpjekje për gjetjen e saj gjatë gjithë ditës së diel, por pa rezultat.

24-vjeçarja kishte kërcyer në ujë nga një anije që e kishte marrë me qira bashkë me një mike të veten dhe prej atëherë nuk është shfaqur më. Mikja e saj kishte kërkuar ndihmë menjëherë dhe një ekip i shpëtimit kishte arritur në vendin e ngjarjes.

Sipas personit i cili ua kishte lëshuar me qira anijen, mikja e Ismailit kishte menduar se shqiptarja po bënte shaka, para se ta ndryshonte mendjen dhe të kërkonte ndihmë për të.

I intervistuar nga Blick, ai kishte thënë: “Unë u kujdesa për shoqen e saj deri në mesnatë. Ajo ishte plotësisht e tronditur”.

Operacioni për shpëtimin e saj po vazhdon, tani me ndihmën e një roboti, sipas mediave zvicerane.

Shpresat që ajo të gjendet e gjallë pas pak shumë orësh janë të vogla. Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet edhe sot në liqenin që thuhet se është 100 metra i thellë.

Roboti, i cili do të përdoret në kërkime, do t’i kryejë ato në fund të liqenit, aty ku zhytësit e kanë të vështirë të arrijnë.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz