Shiroka-Pula uron Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për 54-vjetorin e themelimit
dp

Lexo edheKonjufca reagon ndaj Daçiqit dhe Vuçiqit: Sovraniteti i Kosovës dhe drejtësia për Banjskën nuk negociohen

Në urimin e saj, Shiroka-Pula ka theksuar se Akademia, që nga themelimi e deri më sot, ka qenë një institucion i rëndësishëm i dijes, kërkimit shkencor dhe mbrojtjes së identitetit kombëtar, raporton lajmi.net
Ajo ka vlerësuar se për shqiptarët e Kosovës, ky institucion përbën një referencë të rëndësishme të dijes dhe krenarisë kombëtare.
Sipas presidentes, në një kohë kur shoqëritë shqiptare përballen me ndryshime të shumta dhe kërkesa në rritje për ekspertizë, roli i Akademisë së Shkencave është veçanërisht i rëndësishëm.

Lexo edheKonjufca reagon ndaj Daçiqit dhe Vuçiqit: Sovraniteti i Kosovës dhe drejtësia për Banjskën nuk negociohen
Shiroka-Pula ka shprehur dëshirën që Akademia të vazhdojë të jetë një qendër e hapur e dijes, që frymëzon studiuesit e rinj dhe forcon bashkëpunimin shkencor e kulturor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Në fund, ajo i ka uruar institucionit suksese të mëtejshme, botime me vlerë, projekte kërkimore dhe bashkëpunime ndërkombëtare që kontribuojnë në zhvillimin dhe afirmimin e shkencës shqiptare./Lajmi.net/